Në vazhdën e takimeve të turit të tij elektoral në vend, sot Lulzim Basha ndaloi për të folur me demokratët e Durrësit ku ka theksuar thirrjen e tij për vettingun e politikanëve.
Basha u shpreh se rastet si dosja e Arben Ahmetajt, por edhe ato të mëparshmet që kanë përfshirë ministra apo zyrtarë të tjerë të lartë nga radhët e PS-së, janë dëshmi se Edi Rama e ka ndërtuar gjithë pushtetin e tij mbi krim dhe korrupsion.
Sipas Bashës, kreu i qeverisë pas çdo dosje korruptive del dhe lan duart dhe pse korrupsionet janë kryer me bekimin e tij.