-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dehuri s’i bindet policit! Dy të rinj fusin në mes shënjestrën dhe e rrahin

Kryesoret

Disa persona janë arrestuar në Tiranë dhe Krujë për disa vepra penale. Dhunë, kokainë, por edhe të dehur në timon. “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. U., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit R. S., 26 vjeç, dhe A. Z., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin A. S.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin E. J., 35 vjeç, banues në Azerbajxhan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasit:

  • R. K., 31 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes;

  • K. (B.) M., 35 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë, pasi për motive të dobëta, në mënyrë të vazhdueshme ka kanosur me mesazhe, të dashurën e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

  • E. M., 31 vjeç, dhe E. L., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, nën efektin e alkoolit;

  • A. A., 26 vjeç, banues në fshatin Tapizë, Krujë, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motomjetin e tij;

  • B. K., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin e tij si dhe nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë;

  • A. B., 26 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit