-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dorëzoi ministrin Ballës, Çuçi: I bindur se do e çojë para punën

Kryesoret

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, ish-ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit nga detyra.

Çuçi thotë se funksionet publike janë të përkohshme dhe se ajo çfarë mbetet është puna dhe shërbimi ndaj qytetarëve.

Ndër të tjera, ish-ministri thotë se ka besimin se pasardhësi i tij Taulant Balla së bashku me ekipin e vetë do çojë përpara punët në këtë institucion.

“Funksionet publike janë të përkohshme. Çfarë mbetet e ka vlerë të pashlyeshme është puna dhe shërbimi ndaj qytetarëve që gjithmonë presin e meritojnë më shumë nga ne. I dorëzova sot Taulantit një #ExitMemo me prioritetet e 2023 të Ministrisë së Brendshme, me bindjen se bashkë me ekipin e tij ai do të çojë përpara punët në këtë institucion kaq shumë të rëndësishëm”, shkruan Çuçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit