Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) e ka nisur një protestë në Prishtinë kundër Ligjit për pagën minimale.
Ndërkohë në rrjetet sociale, është bërë thirrje edhe për protestë kundër Qeverisë së Kosovës.
Në thirrje janë përmendur ato që janë konsideruar “veprime skandaloze të Qeverisë” dhe është kërkuar dorëheqja e deputetes Mimoza Kusari Lila.
Në disa përgjime të publikuara ditë më parë, Kusari Lila, kryetare e grupit parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), është dëgjuar të ketë pohuar se ka komunikuar me nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, vitin e kaluar.
Nga LVV-ja, para dhe pas ardhjes në pushtet, Radoiçiq-i cili gjendet në listën e zezë amerikane është cilësuar si kriminel që punon kundër shtetit të Kosovës. /REL
Artikulli i plotë këtu.