-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina: Raketat ruse kanë pjesë të vendeve të Perëndimit

Kryesoret

Raketat ruse dhe raketat lundruese shpesh përbëhen edhe nga pjesë të Gjermanisë dhe vendeve tjera perëndimore, pavarësisht vendosjes së sanksioneve, ka thënë Vladyslav Vlasiuk, komisioner për sanksione në zyrën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Çdo ditë në vendin tonë, njerëzit vriten nga predhat”, ka thënë Vlasiuk për të përditshmen gjermane, Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung. Sipas tij, shumë prej plumbave “përmbajnë pjesë të prodhuara prej shteteve perëndimore”.

Sipas Ukrainës, diçka e tillë ndodh sepse sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë shmangen përmes shteteve tjera.

Sipas raportit dërguar ambasadorëve, pjesa më e madhe e pjesëve të kontrabanduara e kanë pasur pikënisjen nga Shtetet e Bashkuara, Zvicra, Gjermania dhe Japonia.

Sipas informacioneve ukrainase, një total prej 16 kompanive gjermane kanë ofruar materiale dhe shërbime për këto armë. Eksportet besohet të jenë kryer përmes rrugëve në Kinë, Azinë Qendrore, Kaukaz dhe Turqi.

Sipas raportit, disa kompani mund edhe të mos e kenë ditur se ku po shkojnë produktet e tyre. Ka edhe zëra se ato pajisje janë dërguar në Rusi para se të niste lufta. /REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit