-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I akuzoi si mosmirënjohës, kush i zemëroi ukrainasit?

Kryesoret

Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace akuzoi Ukrainën për mosmirënjohje për ndihmën ushtarake britanike, gjë që u pasua nga një reagim publik.

Ukrainasit reaguan me ironi ndaj komenteve të Wallace, se vendi duhet të jetë më mirënjohës për ndihmën që po merr nga Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e tjerë ndërsa lufton agresionin rus.

Kievi e kishte konsideruar më parë Wallace një mik të fortë. Por komentet e tij në ditën e dytë të samitit të NATO-s në Lituani javën e kaluar i hutuan zyrtarët, raporton The Guardian.

Të pëlqen apo jo, njerëzit duan të shohin njëfarë mirënjohjeje”, tha Wallace, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me zhgënjimin e presidentit Volodymyr Zelensky për mosmarrjen e një ftese zyrtare për t’u anëtarësuar në NATO.

Wallace tha se trajtimi i ashpër i Ukrainës ndaj aleatëve nuk është produktiv, veçanërisht me politikanët skeptikë në Kongresin e SHBA dhe gjetkë.

“Unë u thashë atyre se nuk jam si Amazon”, tha ai.

Ai shtoi se kërkesat e Kievit për armë ishin të pangopura, me më shumë që kërkoheshin sapo të sigurohej një dorëzim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit