-sidi education-spot_img
18.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas bllokadës, BE i hap rrugën negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë

Kryesoret

Zgjati më shumë se dy vjet por tani BE mund të fillojë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë. Kjo u bë e mundur pasi qeveria e re e Hungarisë i dha fund politikës së bllokimit.

Siç njoftoi presidenca aktuale qipriote e Këshillit të BE, shtetet anëtare, pas përfundimit të bllokadës hungareze, kanë arritur një qëndrim të përbashkët për fazën e parë të negociatave, përgatitjet e nevojshme kanë përfunduar.

Hungaria i jep fund bllokadës

Negociatat për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në BE formalisht nisën në qershor 2024. Megjithatë, hapja e kapitullit të parë të negociatave me Ukrainën u bllokua nga Hungaria me një veto. Vetëm pas largimit nga pushteti të kryeministrit afatgjatë hungarez Viktor Orbán në prill, procesi filloi të lëvizë sërish. Kryeministri i ri hungarez, Péter Magyar, javën e kaluar njoftoi arritjen e një marrëveshjeje me Ukrainën për forcimin e të drejtave të pakicës hungareze në lindje të vendit fqinj. Magyar e kishte vendosur këtë marrëveshje si kusht për të dhënë miratimin për negociatat e anëtarësimit të Ukrainës në BE.

Proces i gjatë – suksesi i pasigurtë

Në fazën e parë të negociatave, e quajtur zyrtarisht “grupi i parë”, vendet duhet ndër të tjera të dëshmojnë se sistemi i tyre i drejtësisë dhe administrata publike përmbushin standardet e BE-së. Procesi i negociatave për anëtarësim është i ndarë tematikisht në gjashtë faza me gjithsej 33 kapituj të ashtuquajtur, për të cilët zhvillohen negociata.

Negociatat zakonisht zgjasin me vite dhe nuk është e sigurt nëse ato përfundojnë me sukses. Për shembull, negociatat e anëtarësimit të Turqisë me BE-në nisën që në vitin 2005 – por sot ato janë plotësisht të ngrira për shkak të hapave mbrapa që ky vend ka bërë në fushat e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore./ DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit