Ditën e sotme është arrestuar një 26-vjeçar me inicialet K. K pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Në njoftimin e policisë bëhet e diture se gjatë shoqërimit në komisariat i riu ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjithashtu u arrestua 35-vjeçari me inicialet D. K. pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.