Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Suharekë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj.
Ajo po ashtu e ka goditur me kaçavidë bashkëshortin, duke i shkaktuar lëndime të shumta fizike.
Ngjarja në fjalë raportohet të ketë ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 10:17.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe goditë me kaçavidë në dorë bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar dhe ka kërkuar nga ai të dalë nga shtëpia. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, njësiti policor ka sekuestruar mjetin kaçavidën që dyshohet të jetë përdorur në rast,” thuhet në njoftimin e policisë.