Autoritetet shqiptare kanë bërë të mundur identifikimin e një automjeti me targa sllovene i cili dyshohet se ka vëzhguar viktimat e atentatit të 17 korrikut 2022 në Fushë Krujë, ku mbetën të vdekur Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.
Pamjet e kamerave të sigurisë të administruara nga grupi hetimor në një rreze të gjerë kanë filmuar mjetin në fjalë ditën e ngjarjes së rëndë, i cili dyshohet se është përdorur për të informuar autorët për të gjitha lëvizjet e tyre.
Nisur nga kjo, autoritetet shqiptare i kanë dërguar një letërporosi atyre sllovene, duke u kërkuar ndihmë për të kuptuar më shumë se kujt i përket makina, është e vjedhur apo ka hyrë në territorin e vendit tonë në rrugë të ligjshme.