Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për mediat pas takimit me liderët e vendeve të Ballkanit sot në Tiranë, ku i vetmi që mungoi ishte kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti. Thelbi i bisedës, Rama tha se ishte përgatitja për Procesin e Berlinit.
“Paralelisht me negociatat të kemi një mbështetje ekstra financiare dhe ekonomike për vendet e Ballkanit. Kjo ka filluar që të formësohet. Një plan i ri mbështetje financiare dhe ekonomike është duke u përgatitur. Dhe për këtë ishim sot” tha ai.
Por cilat janë fushat ku do të kërkojë mbështetje Shqipëria? “Nuk mund të flasim akoma për gjëra konkrete. Plani është në diskutim. Jemi shumë herët për të diskutuar sa do të marrë një vend dhe sa tjetri” tha Rama.
I pyetur nëse i vjen keq për mungesën e Albin Kurtit, Rama tha se “nuk shoh asnjë interes sepse ishin të gjithë të ftuar dhe kush deshi erdhi dhe kush nuk mundi nuk erdhi” tha ai.
Dako, Gjici, Rraja, Ahmetaj/ Gazetarët pyesin Ramën: Ti s’ke fare përgjegjësi për këta?