-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anticikloni po “djeg” Shqipërinë/ 6 qytetet ku ka rrezik për vatra zjarri

Kryesoret

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se si pasojë e temperaturave shumë të larta që kanë përfshirë Shqipërinë ka rrezik për vatra zjarri në disa zona.

“Zjarret në pyje. Sot pasdite (e hënë, dt.17) dhe nesër (e martë, dt.18) pritet nivel rreziku “i moderuar” në të gjithë qarqet e vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në disa prej këtyre qarqeve pritet rrezik “i lartë” vetëm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: Berat (P), Elbasan (P), Fier (JL dhe VL), Kukës (VL), Shkodër (VP) dhe Vlorë (VL dhe JP). Rreziku pritet tё jetё mё i lartё gjatё ditёs sё nesërme.

Sot pasdite (e hënë, dt.17) dhe nesër (e martë, dt.18) nuk priten reshje në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nesër (e martë, dt.18) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 24 / 35 °C
në vendet e ulëta: 23 / 39 °C
në vendet malore: 19 / 33 °C

Sot pasdite (e hënë, dt.17) dhe nesër (e martë, dt.18) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare” mbyllet njoftimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit