Ministri i Punëve të Brendshme, Taulant Balla, në takimin me strukturat e Policisë së Shtetit garantoi se të gjithë punonjësit e këtij institucioni dhe familjet e tyre do të mbështeten maksimalisht.
Ai u fokusua kryesisht te programi i strehimit të familjeve të policëve të rënë në krye të detyrës, ku bëri me dije se shumë shpejt do të marrë jetë hapja e aplikimeve për vitin 2023, që do tu japë mundësi shumë familjeve që të përfitojnë nga këto banesa sociale.
“Do të kujdesem posaçërisht për rritjen dhe standardin e jetesës së punonjësve të policisë, që nga kushtet financiare e deri tek ato të strehimit. Që nga sot sistemi i fëmijëve të punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës. Do hapim rrugën e aplikimeve për vitin 2023, duke i dhënë familjeve të policëve të rënë në krye të detyrës, banesa të reja sociale”, premtoi ministri Balla.