Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në aksin Gjirokastër-Libohovë.
Makina tip “Peugeot” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Drejtuesi dhe pasagjeri që ndodheshin në makinë kanë marrë disa plagë dhe janë dërguar në spital.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe humbja e kontrollit të makinës.