-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thellohet drama e eksporteve, bien 17.3% në qershor

Kryesoret

Eksportet kanë vijuar rënien dyshifrore për të katërtin muaj radhazi në qershor, duke bërë që të thellohet tendenca tkurrëse për gjithë 6 mujorin, pavarësisht ecurisë pozitive në dy muajt e parë të vitit, teksa rënia e euros dhe çmimet më të lira të produkteve në bursat ndërkombëtare po thellojnë humbjet e eksportuesve.

Mineralet e lëndët djegëse, tekstilet e këpucët si dhe materialet e ndërtimit e metalet kanë ndikuar në këtë rënie në qershor, ndërsa me nivele më të ulëta janë tkurrur makineritë e pajisjet.

I vetmi grup që ka shënuar rritje, duke amortizuar disi rënien e më të mëdhenjve është ai i ushqimeve, pijeve e duhanit. Madje, në qershor, ky i fundit ka kaluar për herë të parë në historinë e eksporteve në të dytin më të madh në vend, pas tekstileve e këpucëve.

Sipas INSTAT, në qershor 2023, eksportet e mallrave arritën vlerën 38 miliardë lekë, duke u ulur me -17,3%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me -4,0%, në krahasim me Maj 2023.

Kjo është rënia më e dytë e thellë me bazë vjetore, pas prillit (-19.3%).

Sipas INSTAT, Gjatë muajit Qershor 2023, në uljen e eksporteve prej -17,3%, kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -9,7 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -4,5 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -4,4 pikë përqindje, etj. Ndërsa, pozitivisht ka ndikuar grupi: “Ushqime, pije, duhan” me +4,6 pikë përqindje.

Eksportet, gjatë këtij gjashtëmujori janë ulur me -7,4%, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,8 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,2 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -1,0 pikë përqindje, etj. /Monitor

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit