Policët me inicialet E.B. dhe A.D. akuzohen për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”.
Ata ishin në hetim penal nga Prokuroria e Beratit që prej vitit 2021 .Nga hetimet e kryera ka rezultuar se dy punonjësit e IKMT-së shkonin për kontrolle në shumë subjekte të përpunimit të pllakave të gurit dekorativ në Malin e Tomorrit dhe në këmbim të vlerave monetare që merrnin nuk mbanin asnjë akt-konstatimi për shkeljet e evidentuara nga firmat e gurit në Tomorr.