-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet në aeroport Gigi Hadid

Kryesoret

Modelja e njohur Gigi Hadid është arrestuar pasi u kap me lëndë narkotike kanabis në valixhen e saj.

Hadid shoqërohej nga një vajzë të quajtur Leah Nicole McCarthy dhe të njëjtat akuza iu ngarkuan edhe asaj. Hadid ishte në Aeroportin Ndërkombëtar “Owen Roberts”, ku bagazhet e saj po kontrolloheshin nga autoritetet dhe brenda tyre u gjetën drogë.

Ngjarja ka ndodhur më 10 korrik 2023, kur një avion privat mbërriti në Terminalin e Përgjithshëm të Aviacionit të Aeroportit Ndërkombëtar Owen Roberts nga SHBA. Bagazhet e pasagjerëve po kontrolloheshin dhe përpunoheshin nga një oficer i Doganës dhe Kontrollit Kufitar.

Ndërsa çantat e Gigi-t dhe Leas po kontrolloheshin, autoritetet zbuluan edhe disa sende të tjera që përdoreshin për konsumim kanabisi. Kjo çoi në një dyshim se vajzat po importonin kanabis në një vend tjetër, duke çuar në arrestimin e tyre.

Gigi Hadid dhe Leah Nicole McCarthy u burgosën në Qendrën e Paraburgimit të të Burgosurve, por më vonë u liruan me kusht.

Gigi dhe Leah u paraqitën në Gjykatë më 12 korrik 2023 dhe ata pranuan fajin gjatë seancës. Trupa gjykuese vendosi gjobë 1000 dollarë ndaj tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit