Në Dhërmi, Policia Kufitare ka ndëshkuar me 500.000 lekë të rinj dhe ka bllokuar një mjet lundrues (gomone), pasi drejtuesi i tij shkeli perimetrin e sigurisë duke iu afruar rrezikshëm zonës së plazhit ku ndodheshin pushues.
Sipas autoriteteve, ndërhyrja u bë menjëherë pas njoftimeve të qytetarëve dhe pamjeve të publikuara në rrjete sociale.
Policia ka intensifikuar patrullimet në vijën bregdetare Vlorë–Ksamil dhe u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve lundruese të respektojnë rregullat e lundrimit për të garantuar sigurinë e pushuesve.
/5pyetjet.al









