Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Kavajë ku 2 makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen numër 2 ku mësohet se dy makina të tipit “Benz” janë përplasur me njëra-tjetën.
Sipas informacioneve ka qenë makina e cila drejtohej nga Klodjan Muasabelliu e cila ka goditur makinën e Florjan Sinani.
Sinani nga përplasja ka marrë dëmtime në kokë dhe është dërguar në spital. Në fillim është dërguar në spitalin e Kavajës ku më pas është dërguar në Durrës për mjekim më të specializuar.