Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për dakortësimin për qetësimin e situatës në veri të Kosovës.
Në një postim në Twitter, Kurti ripërsëriti deklaratën për reduktimin e pranisë së Policisë në tri komunat veriore.
Kryeministri tha se tani është hapur rrugë për zgjedhjet e parakohshme dhe shtoi se ato po bëhen në dakortësi me marrëveshjen e Bratislavë.
“Që nga java e kaluar, ne kemi reduktuar praninë Policisë 25% në tri komunat veriore. Tani po fillojmë të hapim rrugën për zgjedhje të parakohshme në veri. Po zbatojmë tashmë me mirëbesim marrëveshjen me BE-në për de-përshkallëzimin e arritur në Bratislavë,” thotë Kurti.
As of last week, we’ve reduced the presence of @Kosovo_Police by 25% in the 3 northern municipal buildings. Now we are starting to pave the way for early elections. 🇽🇰 is already implementing in good faith the arrangement with the EU/EUSR on de-escalation reached in Bratislava.
— Albin Kurti (@albinkurti) July 18, 2023