Një aksident i rëndë u regjistrua pasditen e sotme ka ndodhur në Edessa të Greqisë ku mbetën të vdekur 5 shqiptarë.
Konkretisht, një automjet me pesë pasagjerë është përplasur me një kamion. Mësohet se makina e 5 shqiptarëve po udhëtonte në korsinë e kundër ndërsa arsyet mbeten ende të paqarta.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, EKAV dhe policia. Rruga ku ndodhi aksidenti u mbyll me qarkullimin nga njëra korsi, ndërsa pas një përpjekjeje të madhe të zjarrfikësve u bë e mundur nxjerrja e trupave ndonëse ishte vonë pasi ata kishin humbur jetën.
Ndërkohë janë publikuar pamje nga aksidenti
