-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia nuk ndalet, nis valë të re sulmesh me dronë, dëmtohet infrastruktura e Odesës

Kryesoret

Rusia nisi një valë të re sulmesh me dronë në mëngjesin e 18 korrikut në Ukrainën jugore, duke dëmtuar infrastrukturën në portin e Detit të Zi të Odesës, raportuan zyrtarët rajonalë dhe ushtria, pasi Moska tha se zmbrapsi një sulm ukrainas me dronë në rajonin e aneksuar ilegalisht të Krimesë.

Serhiy Bratchuk, një zëdhënës i administratës ushtarake të rajonit të Odesës, tha më 18 korrik se mbrojtja ajrore e Ukrainës zmbrapsi një sulm ajror rus në këtë qytet. Ukraina tha më vonë në një deklaratë se “mbetjet nga raketat e shkatërruara dhe vala e shpërthimit nga rrëzimi dëmtuan objektet e infrastrukturës së portit”.

Sulmet në Odesa, qytet vendimtar për eksportet e grurit të Ukrainës, erdhi një ditë pasi Moska u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB-ja për të lejuar eksportin e sigrut të drithërave, duke refuzuar ta zgjasë marrëveshjen pasi ajo skadoi më 17 korrik.

Rusia gjatë natës gjithashtu nisi një sulm në rajonin e Mikolaiv, duke përdorur dronë të prodhuar nga Irani që shkaktuan një zjarr, tha në Telegram guvernatori rajonal Vitaliy Kim. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë dhe kryetari i Krimesë i vendosur nga Moska, Sergei Aksyonov, thanë më 18 korrik se forcat ruse kishin zmbrapsur një sulm nga 28 dronë ukrainas në pjesën lindore të rajonit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit