-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK hesht/ Ku ngeci urdhri për arrestimin e Ahmetajt?

Kryesoret

11 ditë kanë kaluar prej së premtes së 7 Korrikut kur drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani firmosi shkresën drejtuar Kuvendit që i kërkonte që t’i jepnin autorizimin për arrestimin e ish-zv/ kryeministrit Arben Ahmetaj. Një javë më pas, të premten e mori autorizimin dhe ia nisi gjykatës.

Prej këtij momenti dhe në vazhdim ka vetëm mister. Prokuroria e Posaçme që kërkoi arrestimin me kaq bujë nuk ka asnjë reagim apo sqarim për mediat se kush po e pengon firmosjen e urdhrit për arrestimin e politikanit socialist, hierarkia më e lartë që përballet me ligjin në pluralizëm.

A e ka rrëzuar gjykata e Posaçme kërkesën e SPAK-ut?

Këtë Prokuroria nuk e thotë. Sot pasdite lëshoi një njoftim për mediat ku sqaronte se janë kontrolluar 7 banesa të Arben Ahmetajt, ndaj të cilit po zhvillohen hetime dhe janë ngritur 3 akuza në lidhje me inceneratorët.

Sipas SPAK, në këto banesa janë sekuestruar dokumente me interes për hetimin si dhe kompjuter laptop, telefona celularë, USB etj.

Po kështu, SPAK bëri të ditur se ka vendosur në sekuestro preventive 6 pasuri të Ahmetajt, nga të cilat 4 shtëpi dhe 2 llogari bankare me vlerë mbi 120 mijë Euro.

Por asnjë fjalë për urdhër arrestin që kërkoi për ish-zv/ kryeministrin. SPAK ka detyrimin që të japë një sqarim për qytetarët se çfarë ndodhi me kërkesën e tyre?

A po bën një hap pas drejtësia pas dy postimeve të Ahmetajt nga “arratia”? Çfarë ndodhi një javë nga momenti që u kërkua leja, deri kur Kuvendi lejoi arrestimin? Misteri vazhdon…

SPAK i bllokon Ahmetajt 124 mijë Euro, 4 apartamente, kompjutera, celularë, USB

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit