Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur të martën se do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç më 19 korrik në Bruksel.
Më 12 korrik, Vuçiç e ka bërë të ditur se i ka dërguar NATO-s letër zyrtare me kërkesë që ta takojë shefin e këtij institucioni.
Temë e bisedimeve besohet se do të jetë situata në Kosovë.
Stoltenberg dhe Vuçiç do të takohen në të njëjtën ditë kur pritet të zhvillohen bisedime në Bruksel në mes të krynegociatorëve të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviçit.
Më 11 korrik, Bashkimi Evropian ka konfirmuar se është dakortësuar me Kosovën në marrjen e disa hapave për uljen e tensioneve në veri.
Sipas marrëveshjes të arritur mes Lajçak dhe Bislimit më 10 korrik në Bratislavë, Kosova ka pranuar të reduktojë praninë e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, dhe se Kosova do të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën. /REL
Artikulli i plotë këtu.