16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedia shqiptare/ 5 të rinjtë shkuan për të punuar, u kthyen të vdekur

Kryesoret

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e r[ndë të regjistruar mbrëmjen e sotme në Greqi ku mbetën të vdekur 5 shqiptarë.

Sipas mediave greke viktimat janë të moshave të reja dhe bëhet me dije se ata kishin shkuar në Greqi si punëtorë sezonal fermat e zonës.

Benzi u bë copë copë! Viktimat janë të pestë të rinj (VIDEO)

Gjithashtu një detaj tjetër sipas mediave aksidenti ka ndodhur teksa të rinjtë po ktheheshin nga puna.

Mjeti me të cilin viktimat po udhëtonin ishte me targa shqiptare (AA989MU) ndërsa ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimave.

Tragjedia shqiptare! Policia greke zbardh detaje të aksidentit

Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e sotme, teksa makina me të cilën shtetasit shqiptarë po udhëtonin është përplasur me një kamion.

Mësohet se automjeti ka dalë nga korsia e vetë në rrethana ende të paqarta dhe ka hyrë në korsinë e gabuar, duke u përplasur më pas me kamionin.

Ndërkohë drejtuesi i kamionit është dërguar drejt spitalit ku po merr ndihmën mjekësore.

Për nxjerrjen e trupave të pajetë nga makina është dashur ndihma e zjarrfikësve.

E marta e zezë/ Si vdiqën 5 shqiptarë në Greqi?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit