-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Uashington, serbët akuzojnë qeverinë Kurti për dëmtim të besimit mes dy komuniteteve

Kryesoret

Përfaqësues të shoqërisë civile të komunitetit serb të Kosovës, akuzuan qeverinë Kurti për thyerje të besimit mes dy komuniteteve, besim që, sipas tyre, u ndërtua me shumë vështirësi gjatë asaj që ata e quajnë periudha e artë në marrëdhëniet mes tyre, në vitet 2013-2015.

Gjatë kësaj periudhe, Kosova dhe Serbia nënshkruan disa marrëveshje në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, pjesë e të cilave ishte edhe zotimi për ngritjen e asocacionit të komunave me shumicë serbe.

Qendra Evropiane e Këshillit të Atlantikut, organizoi të hënën një tryezë në Uashington, me përfaqësues të shoqërisë civile të komunitetit serb, ku morën pjesë edhe ekspertë dhe ish-diplomatëve amerikanë. Takimi u zhvillua pa praninë e kamerave, por pas tij, kolegia Menada Zaimi bisedoi me disa prej pjesëmarrësve në të.

Anëtarë të komunitetit serb në Kosovë thonë se gjatë dy viteve të fundit janë ndjerë të përjashtuar nga vendimarrja e të kërcënuar dhe për këtë fajësojnë qeverinë e kryeministrit Kurti.

“Ndihem e kërcënuar. Ndjej se komuniteti im po tkurret dhe po shkon drejt disa shifrave kritike, e që mund të mos ketë një të ardhme në Kosovë. Ndihem e kërcënuar nga qeveria, veçanërisht nga kjo qeveri, veprimet që ajo ndermerr dhe qasja ndaj identitetit serb në Kosovë”, thotë Milica Rakiç, menaxhere projektesh në organizatën “Iniciativa e re sociale”.

Problem kryesor për serbët e Kosovës vazhdon të jetë prania e forcave speciale të policisë në veri të vendit, megjithë angazhimin rishtazi të qeverisë për të tërhequr një pjesë të tyre. /VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit