-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata kyç në qeli “Lizën”, i dyshuar për ekzekutimin e “trimit” të Adelina Ismajlit

Kryesoret

Gjykata Themelore në Prishtinë ditën e sotme ka vendosur masën një muaj paraburgim për Ilir Abdullahu i cili është i dyshuar që ka marrë pjesë në vrasjen e ish-policit Triumf Riza.

Ngjarje e cila u regjistrua në viti 2007 dhe që nga ajo kohë Abdullahu ose i njohur ndryshe si “Liza” ishte në arrati prej 16 vitesh. Arrestimi i tij u bë i mundur të dielën e 16 korrikut në Batllavë të Podujevës pas disa vitesh arrati.

Si u vra “Triumfi”? Lidhja me këngëtaren e njohur dhe roli i “Lizës”, babai thyen heshtjen

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazë kërkesën e Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër Abdullahu ku iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, njofton gjykata.

Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ngjarja tronditëse ku mbeti i vdekur Riza u regjistrua më 30 gusht të vitit 2007 kohë në të cilët ai ishte i lidhur me këngëtaren e njohur, Adelina Ismajli.

Ndërkohë dyshohet se shkak i problematikës mes viktimës dhe Abdullahut të ketë qenë këngëtarja.

Arrestohet pas 16 vjetësh një prej autorëve, si u ekzekutua me 11 plumba ‘trimi’ i Adelina Ismajlit

Riza u ekzekutua me 11 plumba nga Arben Berisha, i cili njihet si bashkëpunëtor i afërt i biznesmenit Enver Sekiraqës.

Sa i përket biznesmenit babai i policit të ndjerë u shpreh se Ilir Abdullahu ka qenë “dora e djathtë” e Enver Sekiraqes dhe ata së bashku e kanë terrorizuar Prishtinën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit