-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si u njollos agjencia që menaxhon fondet e BE-së

Kryesoret

Brukseli njoftoi sot se ka pezulluar fondet për bujqësinë shqiptare që ishin planifikuar përmes projekteve të “IPARD”-it. Heshtje nga kryeministri Edi Rama, që pak ditë më parë mblodhi edhe liderët e Ballkanit për të përgatitur një platformë për të thithur projekte nga BE.

BE për “5Pyetjet.al”: Ka korrupsion! Kemi ndërprerë fondet për bujqësinë në Shqipëri

Në vitet e fundit kanë qenë të shumta denoncimet. Sali Berisha, Monika Kryemadhi, deputetë, ish-deputetë apo ish-ministra dhe zyrtarë të tjerë nuk e kanë kursyer duke nxjerrë të palarat e këtij institucioni që kalon miliona euro nëpër duar.

Tani në krye të AZHBR-së është Oltjon Muzaka, që zëvendësoi Eranda Selmanaj, e cila sipas mediave po hetohet nga SPAK-u. Ish- deputeti Belind Këlliçi vitin e kaluar akuzoi se “AZHBR” i ka çuar fondet tek njerëzit e inceneratorëve. Po ashtu edhe deputetja Monika Kryemadhi.

Brukseli preu fondet, Krifca injoron BE-në: Ne vazhdojmë punën

Në fund të vitit të kaluar ish-drejtoresha e Ministrisë së Turizmit, Viola Sterjo u arrestua pasi u denoncua nga disa qytetarë nga Korça dhe Pogradeci të cilëve iu kishte marrë shuma të mëdha parash, duke iu premtuar se do të ndikonte për të përfituar financime nga “AZHBR”. Këto janë vetëm një pjesë.

Por pavarësisht denoncimeve dhe akuzave Edi Rama gjithmonë e ka mbrojtur Krifcën, që më parë ka qenë në krye të AZHBR-së dhe më pas u emërua ministre e Bujqësisë.  “Falë edhe Fridës që do ishte heroina e punës socialiste në kohë tjera” ishte një nga lavdet tre vite më parë gjatë një vizite në Thumanë. Por a do të vazhdojë që ta mbrojë edhe pas kësaj?

Çfarë është “IPARD”? Fondet që pezulloi BE, si nisi hetimi dhe heshtja e qeverisë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit