-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Lumë” eurosh dhe mallra kontrabandë, arrestohet shoferi i furgonit Vlorë-Itali

Kryesoret

Policia e Durrësit njofton se ka sekuestruar një shumë të konsiderueshme prej 44 mijë eurosh të padeklaruara në doganë, si dhe disa mallra kontrabandë. Sipas bluve të qytetit bregdetar, mallrat dhe paratë po transportoheshin me një furgon, me qëllim shmangien e deklarimit në doganë.

Ndër mallrat e sekuestruara ishin medikamente, pesticide dhe pije, ndërsa është vënë në pranga shoferi i furgonit, një 53-vjeçar, i identifikuar si Nuri Alushi.

“Në kuadër të operacionit të koduar “Destinacioni”, shërbimet e Policisë Kufitare kaluan në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjetin tip furgon të linjës Vlorë-Itali, që drejtohej nga shtetasi N. A.  Gjatë kontrollit të ushtruar në furgon, në pjesën e tapicerisë, shërbimet e Policisë, duke përdorur metodat bashkëkohore të kontrollit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 44 000 euro, sasi e konsiderueshme pesticidesh, medikamente mjekësore dhe pije, të cilat shtetasi N. A. tentoi t’i kalonte pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi. 

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi N. A., 53 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuar”.  Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”, njofton Policia e Durrësit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit