Ditën e sotme Këshilli i Ministrave ka mbajtur një mbledhje ku ka miratuar marrëveshjen e përbashkët me Britaninë për të burgosurit shqiptarë në Angli.
Nga kjo marrëveshje të burgosurit shqiptarë do të tranferohen për të kryer dënimin në atdhe.
Pritet që marrëveshja që të firmoset nga të dyja palët në shtator nga kryeministrat Edi Rama dhe Rishi Sunak ose nga ministri britanik i drejtësisë me homologun shqiptarë Ulsi Manja.
Nga kjo marrëveshje mund të kryejnë dënimin në atdhe të gjithë shqiptarë e dënuar dhe që u kanë mbetur mbi 4 vjet dënim.
Nga marrëveshja pritet që 200 të burgosur shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uells që vuajnë dënime prej katër vjetësh ose më shumë do të kthehen në dy vitet e ardhshme për të kryer pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare.