-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata lë në burg ish-shoferin e Ardi Veliut

Kryesoret

Gjykata e Posaçme e Apelit ka marrë vendimin ditën e sotme për të lënë në qeli ish-shoferit të Ardi Veliut, Sokol Idrizajt.

Idrizaj dërgoi një kërkesë për t’i ulur masën e sigurisë nga arrest me burg në lirimin e tij gjë e cila u mohua duke e lënë në qeli.

Flori, markat e fundit dhe miliona Euro! Si ra në “rrjetën” e SPAK-ut shoferi i drejtorit me gruan?

Sipas dosjes së SPAK dyshohet se ai ishte pjesë e një grupi kriminal ndërsa ndaj tij rëndojnë akuza si  “pastrim parash”, “kontrabandë me mallra të tjera”,  “grup i strukturuar kriminal”, “kryerje veprash nga organizata kriminale”.

Në mesin e të dyshuarve është edhe bashkëshortja dhe vajza e Idrizajt.

Ndërkohë masa e sigurisë u la e pandryshuar edhe për bashkëshorten e Idrizajt, Elda Idrizajn, e cila ndodhet në qeli, si dhe për një nga vajzat e tij që ndodhet në “arrest shtëpie”.

SPAK burg familjes së shoferit të drejtorit me flori, Rolex, Dior dhe miliona Euro

Sipas hetimeve mësohet se grupi ku merrte pjesë Idrizaj së bashku me 7 persona të tjerë ku mes tyre edhe policë kanë ilegalisht nga Franca në Shqipëri sende me vlerë të cilat shiteshin në argjendari, si dhe vlera monetare.

Mësohet se ata kanë kaluar drejt Francës 724,386 Euro për blerje të sendeve, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, ndërsa shumat në cash të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme kapin vlerën e 2.1 milionë Euro dhe 35.000 Franga.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit