Ka nisur me debate seanca e fundit parlamentare, teksa Lindita Nikolla hodhi në votim ndryshimin për rendin e ditës. Sipas Nikollës, rendi i ditës u ndryshua me 69 vota pro, gjë që u kundërshtua nga deputetët e opozitës duke thënë se nuk kishte kuorum.
Ish-kryeministri Sali Berisha u shfaq me disa pankarta, njëra prej të cilave kishte “veshur” Edi Ramën me gjethet e kanabisit, nisur nga fakti që sot kalohet ligji për legalizimin e kanabisit.
“Sot mbyllet Parlamenti për faqe të zezë për shkak të tij. Sepse ka një mocion dhe një interpelancë për arratisjen nga vendi të numrit 2 të qeverisjes, kurse ju ngriheni kundër Kushtetutës, doni të rrëzoni këtë të drejtë me vota këtu dhe ai nuk paraqitet në Kuvend. Kush do flasë këtu për zv/Kryeministrin? Do flisni ju? Jo ju nuk keni tagër. Të vijë këtu në Parlament” tha Berisha.