-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rikonfirmimi i Gjinushit në krye të ASH, Zhupa: Shkelje e rregullores me të dyja këmbët!

Kryesoret

Ina Zhupa mori fjalën e saj në seancën e sotme plenare, ku u përqendrua tek çështja e rikonfirmimit të Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.

Sipas Zhupës, ku ligj nuk duhet të kalojë fare, pasi nuk ka pasur një mbledhje të ligjshme të komisionit përkatës, ndërsa akuzoi edhe njëherë kryetaren e kuvendit se po shkel me të dyja këmbët rregulloren.

“Dje është kryer një mbledhje e paligjshme e komisionit, që ndryshe nga çfarë e kërkon rregullorja të kishte një shkresë para se të fillonte mbledhja, të njoftoheshin deputetët, kryetarja e komisionit.

Unë kam qenë në katin e parë të godinës dhe kam pritur konfirmimin për të hyrë në mbledhje. Në mbledhje e njoftuar në whatsapp. E protokolluar në orën2, ndërsa u mblodh në orën 11.

Mbledhja dje s’ka sjellë asnjë pasojë dhe për pasojë në sot nuk mund të fusin në rend dite një ligj që nuk ka respektuar rregulloren përkatëse të kuvendit.

Nëse ju e shkelni ligjin brenda ditës, Gjinushi jo kryetar akademie, por edhe kryetar kuvendi mund të vijë. Ai është kryeministër e shkuar kryeministrit, pasi ai ju drejton ju sot.

Akademia e Shkencave sot është pa një kryetar të ligjshëm, pa një nënkryetar të ligjshëm dhe ju sot doni të votoni që Skënder Gjinushi, mbi 75 vjet, të marrë një mandat të dytë.”, deklaroi ndër të tjera në fjalën e saj në seancën e sotme plenare Ina Zhupa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit