-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shumë të rrezikshëm”! Kush janë tre vrasësit që tronditën Lushnjen?

Kryesoret

Pas tre vitesh u zbardh vrasja e tregtarit të makinave, Besnik Hida në Lushnje duke pirë kafe në tarracën e lokalit. Policia thotë se 40-vjeçari u vra nga tre autorë me “rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit”. Autorësia e kësaj ngjarjeje, policia thotë se është e dokumentuar me prova ligjore të siguruara gjatë hetimit intensiv. Për këtë ngjarje, policia akuzon;

Laert Haxhiun, 31 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë, aktualisht i arrestuar në Greqi. Ky shtetas u arrestua në Janinë, në maj të këtij viti, gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Policisë greke. Pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë;

Orgest Bilbili, 33 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë, aktualisht ndodhet në IEVP Drenovë, Korçë. Ky shtetas është dënuar me burgim të përjetshëm, në lidhje me një ngjarje të gjykuar më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ditën e djeshme, atij i është komunikuar masa e sigurisë, për vrasjen e ndodhur në vitin 2019.

Ardian Ahmetaj, 49 vjeç, aktualisht ndodhet në burg, në Greqi, pasi është arrestuar në vitin 2020, gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Policisë greke. Ky shtetas është dënuar në vitin 2021, me 11 vjet burgim, nga Gjykata e Athinës, për armëmbajtje pa leje në rrethana rënduese, sipas Kodit Penal të shtetit grek.

Zbulohen emrat pas tre vitesh! Kush e vrau biznesmenin duke pirë kafe në tarracë?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit