-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hoti ironizon lobimin e Kosovës: Ndoshta do të ndryshojë qasja e Amerikës

Kryesoret

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar në lidhje me lobimin që ka bërë Kosova për SHBA-të.

Në reagimin e tij Hoti shkruan se Kosova nuk është kritikuar “kurrë” në Komitetin për Politikë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan siç ndodhi para dy ditëve gjatë raportimit të Gabriel Escobar.

“Nuk duhet të na ngushëllojë fakti se kritikat kanë qenë edhe më të mëdha ndaj vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat po e mbajnë peng progresin e rajonit drejt integrimit evropian.

Për ne nuk ka rrugë tjetër. Imagjinoni për një moment pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe perspektivën e integrimit euro-atlantik pa mbështetjen e aleatëve dhe do të bindeni për nevojën e koordinimit tonë të plotë dhe të përhershëm me aleatët”, ka shkruar Hoti.

Më tej Hoti ka ironizuar me kontratën për lobim të nënshkruar nga Qeveria.

“Ndoshta kontrata për lobim, që e paska nënshkrua Qeveria, do të ndryshojë qasjen e Amerikës ndaj Kosovës”, ka shkruar ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit