Aleksandër Gjoka, artisti i mirënjohur shqiptar ka shprehur njëherë e mirë mendimin për të kënduarit me “playback” në një reagim ndaj Dafina Zeqirit.
Aleksandri ka ndarë në llogarinë e tij të “Instagramit” një video ku shfaqet Dafina, duke kënduar me “playback”.
Ai ironizon e shton se performanca e saj është turp, për dikë që e quan veten “VIP”.
”Hajde live hajde. Pu, pu, pu çfarë turpi. Hajde VIP,” shkruan ai teksa ka bashkëngjitur momentin kur këndon Dafina.