Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier.
Bëhet me dije se mes presidentes Osmani dhe ambasadorit u bisedua për zhvillimet e fundit, me fokus të veçantë në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Faqja zyrtare e Presidencës së Kosovës, lajmëron se në takim u diskutua edhe për vazhdimin e bashkërendimit me partnerët, duke e ditur që si institucionet e Kosovës po ashtu edhe ato të SHBA-ve, kanë të njëjtin qëllim për shtensionimin e situatës në veri të vendit.