Një tjetër shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme në Greqi pas një aksidenti tragjik.
Ngjarja u regjistrua në rrugën që të çon drejt Agios Nikolaos.
Viktima 36-vejçare mësohet se po drejtonte një motor kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përmbysur në krah të rrugës.
Policia e Manit Perëndimor në Greqi po kryen hetimet paraprake për zbardhjen e ngjarjes ndërsa ende nuk është zbardhur identeti i viktimës.
Kujtomë se ngjarja është regjistruar pak ditë pas aksidentit të rëndë në Edessa ku humbën jetën 5 shqiptarë. Ata kishin shkuar të punonin në sezon dhe të riktheheshin por fati i tyre tragjik bëri që ata do të rikthehen të pajetë në vendlindje.