Tarraca e katit të katërt të godinës së Gjykatës së Lartë në Tiranë ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në këtë kat ndodhet një bar, nga ku mendohet se kanë nisur flakët.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij zjarri.
“Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 20.07.2023, rreth orës 08:05, në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në një lokal në tarracën e katit të katërt të Gjykatës së Lartë, ka rënë zjarr. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia e Tiranës.