Libani u trondit nga historia e një foshnjeje e cila u hodh në një kosh mbeturinash dhe u shpëtua nga një qen endacak.
Foshnja ishte futur në një qese të zezë dhe ishte hedhur në një kosh mbeturinash kur u pikas nga qeni.
Vajza e vogël u gjet pranë një ndërtese komune në Tripoli, mëngjesin e së mërkurës.
Sipas thenationalnews.com, qeni po mbante një qese të zezë në gojë kur kalimtarë kanë dëgjuar të qara. Menjëherë ata kanë kontrolluar qesen dhe kanë gjetur foshnjën 4 muajshe.
Ajo u dërgua në Spitalin Islamik nga një kalimtar i panjohur dhe më pas u transferua në Spitalin Qeveritar të Tripolit.
Fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë foshnjën, e cila duket se është rreth 4 muajsh, me të nxira në fytyrë dhe trup.
طفلة حديثة الولادة كانت موضوعة داخل كيس أسود في طرابلس، كان كلبًا يجرّ الكيس عند مرور أحد الاشخاص الذي سمع صوت بكاء صادر من الكيس
أي إجرام هذا!
الكلب عنده إنسانية أكتر من أهلها المجرمين! pic.twitter.com/Klfgp0HVYq— Sahar®️AlAtrash سَحَرْ (@SahaR_bei) July 19, 2023