-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E kishin braktisur në koshin e mbeturinave, qeni shpëton foshnjën

Kryesoret

Libani u trondit nga historia e një foshnjeje e cila u hodh në një kosh mbeturinash dhe u shpëtua nga një qen endacak.

Foshnja ishte futur në një qese të zezë dhe ishte hedhur në një kosh mbeturinash kur u pikas nga qeni.

Vajza e vogël u gjet pranë një ndërtese komune në Tripoli, mëngjesin e së mërkurës.

Sipas thenationalnews.com, qeni po mbante një qese të zezë në gojë kur kalimtarë kanë dëgjuar të qara. Menjëherë ata kanë kontrolluar qesen dhe kanë gjetur foshnjën 4 muajshe.

Ajo u dërgua në Spitalin Islamik nga një kalimtar i panjohur dhe më pas u transferua në Spitalin Qeveritar të Tripolit.

Fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë foshnjën, e cila duket se është rreth 4 muajsh, me të nxira në fytyrë dhe trup.

Rasti ka tronditur vendin, me shumë oferta për të adoptuar foshnjën.

Megjithatë, javët e fundit, disa raste të abuzimit të fëmijëve kanë dalë në dritë në Liban.

Javën e kaluar, një punonjës i çerdhes u arrestua dhe objekti u mbyll përgjithmonë pasi videot e shfaqnin atë duke abuzuar me foshnjat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit