E premtja është një tjetër ditë e nxehtë në vendin tonë si pasojë e valës afrikane. Temperaturat në kryeqytet dhe qytetet e tjera të vendit janë mjaft të larta.
Për të përballuar të nxehtin ekstrem qytetarët në rrugë kanë zgjedhur forma të ndryshëm.
Në fotot e LSA, shihen qytetarët në qendër të Tiranës të cilët freskohen me ujin e shatërvanëve apo çezmave që ndodhen aty.
Ndërsa në rrugë janë vendosur edhe disa zona ku bëhet freskimi me ujë.
Në disa zona të tjera të Tiranës janë mundur të gjejnë një hije peme.