-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Benzi” po bie nga “froni”! Kush është makina që po pëlqejnë tani shqiptarët?

Kryesoret

Markat BENZ dhe Volkswagen janë më të pranishmet në rrugët e Shqipërisë. Benz ishte i pari i preferuari pas viteve ’90 për shkak të fortësisë së përshtatshme për rrugët e shkatërruara, ndërsa më pas filloi të preferohej Volkswagen si makinë ekonomike, por ndërkohë hynë dhe marka të tjera të shumëllojshme.

Sipas INSTAT, gjithsej në vend qarkullonin 116.204 autovetura të tipit Mercedes Benz, me 18.17% të totalit të autoveturave. Megjithatë, kjo markë duket se po bie nga “froni”, teksa po bëhen të preferuara makinat e vogla dhe ekonomike.

Në fund të vitit 2022 kishte 115.064 autovetura të tipit Volkswagen, me 18% të totalit, duke iu afruar me shpejtësi BENZ. Madje të dhënat e tjera të INSTAT bënë të ditur se në tremujorin e parë të këtij viti Marka “Volkswagen” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve të reja rrugore me 20,4%, e ndjekur nga marka ““Mercedez Benz” me 16,3%.

Marka e tretë më e preferuar është DAIMLER CHRYSLER (10.4%) e ndjekur nga Ford (9.6%), Opel (5.2%), Audi (5.8%), Fiat (3.9%); Toyota (4.6%), BMW (3.4%); Renault (3.4%).

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në vitin 2022 në vend kishte gjithsej 639.379 autovetura, që përbënin 80.3% të totalit të mjeteve gjithsej në vend 796.438 mjete gjithsej me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht”). Pjesa tjetër përbëhet nga “Automjetet për transport të përzier” (6,5%) dhe “Motor” (5,4%).

Në vitin 2022, numri i autoveturave për pasagjerë për 1.000 banorë është 232. Në vitin 2021, ky tregues ishte 212 autovetura për 1.000 banorë. Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit