-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lafter Maliqi paraqitet në SPAK

Kryesoret

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës në zgjedhjet lokale që sapo lamë pas, Lefter Maliqi, vijon betejën e tij ligjore për zgjedhjet në këtë bashki, edhe pas humbjes së ngushtë kundër kandidatit socialist.

Mësohet se, paraditen e kësaj të premteje, Maliqi dorëzoi një tjetër padi ndaj kryetarit të Bashkisë, Kreshnik Hajdari në Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe biznesmenit Pëllumb Salillari, si personi që ka financuar në zonë në blerjen e votave.

Në shkresën e dorëzuar në SPAK, Maliqi, duke cituar banorët, thotë se:

“Në fshatin Frashër në Kuçovë, banorët në disa burime mediatike deklarojnë se për bërjen e një rruge të lagjes kanë paguar 15 mijë paund në bashki. Rruga ekzistuese e ndërtuar që në periudhën e komunizmit është totalisht e shkatërruar, me gropa e rrëshqitje në disa vende dhe vështirësisht e kalueshme jo vetëm për mjetet por edhe për banorët. Për këtë rrugë që nuk u bë kurrë janë paguar 15 mijë paund, rreth 20 milionë lekë në bashkinë e Kuçovës thotë një qytetar. Ne se dimë në çfarë zyre u dhanë lekët e fëmijëve, por ajo që dimë është që i çuan në bashki. Pas kësaj erdhën disa punëtore të një firme dhe vetëm gërmuan disa dhe the ikën”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit