Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi është kapur në flagrancë me 500 gram lëndë narkotike dhe disa qindra euro cash. Sipas policisë, shqiptari ishte një shpërndarës i lëndëve narkotike në zona të ndryshme, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur në cilësinë e provës material një zarf me 474 gramë marijuanë brenda një komodine në dhomën e gjumit dhe janë gjetur tre pako të vogla me 22 gramë marijuanë brenda sirtarëve të një tavoline.
Po ashtu 21 gramë marihuanë e vendosur në tavolinë gati për t’u paketuar, 2 gramë marihuanë të ruajtura brenda një dollapi të vendosur brenda një garazhi, duke e çuar në 519 gramë sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar.
Gjithashtu mësohet se, u sekuestruan edhe materiale të tjera të dobishme për paketim, mes të cilave thasët, një rrotull film transparent, një rrotull qeska njëpërdorimshme, dy peshore dixhitale precize, tre thika, dy prej të cilave janë çelësa, cash për disa qindra euro dhe së fundi, celulari i përdorur nga i arrestuari. për një total prej 519 gram.