Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Makina ku po udhëtonin dy personat, “Range Rover” ra në humnerë në fshatin Fortuzaj.
Në vendin e ngjarjes ndërroi jetë njëri nga dy personat, Brusild Gjyla 26 vjeç ndërsa në spital u dërgua Denis Çali 33-vjeç, i cili ndërroi jetë në orët e para të ditës së sotme si pasojë e plagëve të rënda.
Dje në Shqipëri vdiqën 11 persona në det, liqen dhe aksidentet në rrugë.
Dita e zezë me lot dhe dhimbje në Shqipëri! 11 të vdekur, 3 janë adoleshentë