-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëdhëniet Kosovë-Serbi, analisti gjerman: Kriza më e thellë që nga viti 2011

Kryesoret

Analisti gjerman, Bodo Weber ka folur në lidhje situatën muajve të fundit në veri të Kosovës.

Në fjalën e tij Weber u shpreh se situata këto muaj në veri është më e keqja që nga nisja e procesit të dialogut më 2011.

“Kjo është kriza më e thellë në dialogun politik që nga themelimi i tij në vitin 2011 dhe në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, ndoshta edhe që nga barrikadat serioze, dhuna dhe përleshjet mes protestuesve apo bandave të organizuara serbe, dhe KFOR-it në verën e vitit 2011.

Vitin e fundit kemi parë fazën e re të negociatave për të ashtuquajturën nismë gjermane franceze/plani i BE-së, e cila çoi në komplikimin e saj. Pra, brenda këtij viti ne kemi parë diçka që nuk e kemi parë kurrë, në kuptimin negativ, gjatë gjithë historisë së dialogut politik,” , tha Weber në një intervistë për Review Democracy.

Weber ka thënë se procesi dialogues ka pasur disa parime të qarta por edhe vija të kuqe.

“Për shembull, nuk diskutohet më për ndryshime kufijsh. Ky ishte de fakto një parakusht, i shprehur si deklaratë e kancelares së atëhershme Merkel, për të hyrë në ato negociata”, shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit