Në ditët e fundit të muajit korrik, të mërkurën që vjen Edi Rama do të mbledhë Asamblenë Socialiste. Mbledhja do të zhvillohet në orën 17.30.
“Përshëndetje! Ju njoftojmë se ditën e Mërkurë dt. 26 Korrik 2023, ora 17:30, në mjediset e Xibrakut do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare.
Ju lutem konfirmoni prezencën. Faleminderit!” thuhet në mesazhin që u ka shkuar anëtarëve të asamblesë socialiste.
Rendi i ditës nuk është njoftuar. Referuar zhvillimeve politike të fundit së pari nuk përjashtohet që në këtë mbledhje të vendoset emri i drejtuesit të ri të grupit të Partisë Socialiste, pasi Taulant Balla u emërua ministër i Brendshëm.
Dilema është nëse kryetari i grupit do të dalë nga qeveria apo mes deputetëve aktualë? Emrat e lakuar në media janë disa.
Duke qenë se Edi Rama është njeriu i surprizave nuk përjashtohen ndryshimet në qeveri pas dy viteve nga mandati i tretë dhe skandaleve të fundit.
Më i freskëti ndërprerja e fondeve nga Brukseli për bujqësinë pas hetimeve për korrupsion.