Ditën e sotme policia ka arrestuar katër persona pasi të armatosur shpërndanin lëndë narkotike për turistët në plazhin e Gjipesë.
Të arrestuarit janë Erlind Gjini, Mariglen Dhimogjini, Geri Beka dhe Mikela Zenunaj funksiononin në formën e një grupi kriminal pasi të armatosur shpërndanin drogë.
Gjatë aksionit u sekuestruan 1 armë zjarri gjysmë automatike me një krehër, 256 fishekë luftarakë, rreth 600 doza lëndë narkotike, 2 peshore elektronike, radio marrëse-dhënëse si të policisë, thikë, 2 aparate celular dhe një automjet të llojit fuoristradë të markës “Toyota”.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.