Një sulm ukrainas me dron të shtunën, shkaktoi një shpërthim masiv në një depo municionesh në Krimenë e aneksuar nga Rusia, duke detyruar evakuimin e banorëve aty pranë.
Ky është sulmi më i fundit që kur Moska anuloi një marrëveshje historike që mundësonte eksportin e sigurt të grurit përmes Detit të Zi.
Pesë ditë më parë një shpërthim i fuqishëm përfshiu urën kyçe që lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë, një territor ukrainas i aneksuar në mënyrë të paligjshme nga Moska në vitin 2014.
Ura e Kerçit, e cila kushtuar 3.6 miliardë dollarë është më e gjata në Evropë, 19 km e gjatë. Ajo konsiderohet nga Moska si thelbësore për operacionet ushtarake në Ukrainën jugore.
Sergey Aksyonov, kreu i Krimesë i emëruar nga Kremlini, shkruante në një postim në ‘Telegram’ se nuk kishte njoftimeve për viktima, por se autoritetet po evakuonin civilët brenda një rrezeje prej 5 kilometrash nga vendi i shpërthimit.
Ushtria ukrainase mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se kishte shkatërruar një depo ushtarake e nafte ruse në Oktyabrske, në rajonin Krasnohvardiiske të Krimesë, por pa specifikuar se çfarë armatimesh kishte përdorur për sulmin. /VOA
Artikulli i plotë këtu.